Meta neser takim me anetaret e komisionit te Jashtem per çeshtjen e detit

0
669

Komisioni i Jashtëm pranoi kërkesën e Metës për të shkuar në dëgjesë, në lidhje me marrëveshjen me Greqinë për çështjen e detit.

Takimi me anëtarët e Komisionit do të realizohet në ambientet e Presidencës, në orën 08:15 të paradites.

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi konfirmoi se kreu i shtetit, Ilir Meta është i gatshëm të shkojë në parlament dhe t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve lidhur me negociatat Shqipëri- Greqi.

Paraditen e djeshme deputetët e opozitës në Komisionin e Jashtëm kërkuan seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës Ilir Meta në lidhje me negociatat me Greqinë.

Kërkesa u artikulua nga deputeti i PD, Tritan Shehu, i cili tha se në emër të PD do të depozitojnë me shkrim këtë kërkesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here