Heqja e ndihmave ekonomike, Ministria e Mirëqënies sociale jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët…

0
1125

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale ka reaguar për heqjen e ndihmave ekonomike. Ministria fton qytetarët, të cilët pretendojnë se u ështe hequr ndihma ekonomike që të aplikojnë.

Ministria bën me dije se qytetarët që kanë ankesa dhe ata që duan të riaplikojnë, ndërkohë që bën thirrje që të mos instrumentalizohet një skemë, e cila është nisur nga qeveria Berisha dhe është pilotuar nga qeveria Rama 1. “Po punojmë për përfshirjen në programe punësimi dhe aftësimi profesional” Duke shprehur keqardhjen për instrumentalizimin politik të Reformës së Ndihmës Ekonomike, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë atyre që kanë pretendime për mospërfshirjen në skemën e ndihmës ekonomike, që të parashtrojnë ankesën e tyre pranë zyrave rajonale të shërbimit social dhe të riaplikojnë për përfshirjen në skemë. Zyrat e shërbimit social në çdo rajon do të jenë të hapura çdo ditë, nga ora 08 e mëngjesit deri në orën 19.00. Po ashtu I bëjmë thirrje qytetarëve të drejtohen pranë bashkive përkatëse, të cilat kanë në dispozicion 6% të fondit tërësor të skemës së ndihmës ekonomike, për të përfshirë në skemë familjet që plotësojnë kushtet ligjore për përfitimin e ndihmës ekonomike.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje opozitës dhe posaçërisht kreut të saj, që në vend se të keqpërdorin për hesapet politike të partisë njerëzit që ankohen për mospërfshirjen në skemen e re të ndihmes ekonomike, të ndihmojnë në përfshirjen e tyre përmes bashkive përkatëse. Reforma e Ndihmës Ekonomike është një proces që as nuk ndalet e as nuk kthehet mbrapa me manovra politike abuzive. Ajo është hartuar në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar nga qeveria Berisha me Banken Botërore dhe është testuar me sukses për dy vjet me radhë nga qeveria Rama 1, në Tiranë, Durrës e Elbasan, në bashkepunim të ngushtë me ekspertët e Bankës Botërore. Njëkohesisht, është ngritur dhe po funksionon sistemi i ndërveprimit mes Sherbimit Social Shtetëror dhe Shërbimit Kombëtar të Punesimit, për përfshirjen me prioritet në programet e punësimit e të trajnimit të personave të aftë për punë, që kanë dalë nga skema e ndihmës ekonomike. Duke përgëzuar të gjithë ata që gjatë këtyre javëve të para të zbatimit të reformës i janë drejtuar Zyrave të Punës apo programeve të aftësimit profesional, ne i inkurajojmë të gjithë të tjerët, të bëjnë të njëjtën gjë. Ndërkohë, siç kemi informuar vazhdimisht, strukturat e mbrojtjes sociale po verifikojnë një për një pretendimet e subjekteve të prekura nga reforma dhe krahas konstatimit të një volumi të madh abuzimesh, kanë kryer e do të kryejnë korrigjimet përkatëse për çdo ankese legjitime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here