Zv.ministri grek: Jemi afër zgjidhjes së problemeve përfundimtare me Shqipërinë

0
720

Përgjatë fjalës së tij në forumin ekonomik në Delphi, zv.ministri i Jashtëm grek, Jorgos Katrugalos përsëriti qëndrimin e ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias për “zgjidhje të shpejtë të çështjeve me Shqipërinë”.

Katrugalos tha se “me Shqipërinë jemi shumë afër zgjidhjeve përfundimtare dhe se Greqia ka marrëdhënie bilaterale e marrëveshje me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi synon të luajë një rol të rëndësishëm strategjik në rajon.”

“Arkitektura e eurozonës shkakton pabarazi dhe deficite për vendet në periferi dhe se duhet ndërtuar një Evropë më demokratike, me barazi sociale”, tha zv.ministri grek.

Zv.ministri është referuar kryesisht në çështjen e ushtarakëve grekë, arrestuar nga turqit dy ditë më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here