Shpronesimet pengojne lidhjen e kolektorëve, Shkoder – Velipoje, qeveria dhe bashkia premtojne dhe nuk veprojne !  

0
986

……Ne ndryshim nga një dite me pare, kur kjo sipërfaqe ishte e mbuluar me ujë, te shtunën gjithçka i është kthyer normalitetit. Edhe pse kanalet anësore te rrugës Shkoder – Velipoje janë akoma ne proçes ndërtimi ashtu si dhe vete rruga, pastrimi i tyre e dha efektin ne evadimin e shpejte te ujit. Kjo ne segmentin e Trushit, i cili është edhe me i ndjeshmi sa i përket përmbytjeve.

Ne një gjatësi  prej 2 kilometra, volumi me i madh i punës është kryer ne zgjerimin dhe pastrimin e kanaleve anësore. Por problem ne fshatin Trush, sipas specialisteve te punimeve, është  nuk mund te lidhen kolektorët pa prishur me pare objektet qe shërbejnë si ura për disa shtëpi te këtij fshati. Ato janë te rrethuara nga uji, pikërisht se këto objekte, për te cilat duhet te marre një vendim Bashkia Shkoder, nuk janë prishura akoma qe ti hapet rruga ndërtimit te kolektorëve.

Shqetësim është sidomos një segment prej rreth 200 metra ku rruga kalon përmes qendrës se banuar me shtëpi nga dy anët e saj. Nëse nuk i krijohen kushtet firmës se ndërtimit qe edhe ne këtu te hapen kolektorët, atëherë gjate gjithë dimrit këto shtëpi do te jene te rrethuara me ujë. Specialistet kane bere te ditur se projekti i rrugës i ka  detajuar shume qarte qe ne fillim objektet qe do te prishen, qofshin këto ura qofshin mure rrethuese. Por deri tani ne këtë drejtim nuk është vepruar me ritmin e kërkuar.

Kjo edhe për faktin se akoma nuk është zgjidhur problemi i shpronësimeve për jo vetëm për Trushin, por për gjithë pronaret qe preken nga ndërtimi i rrugës Shkoder – Velipoje. Zgjidhja e shpejte është premtuar edhe nga Qeveria, edhe nga Bashkia Shkoder, por deri tani nuk ka asnjë lëvizje ne terren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here