Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta këngëtari i njohur

0
1057

 

Këngëtari i njohur shqiptar Nijazi Bytyqi është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 72 vjeçare. ‘Flutura’, ‘Venera’, ‘Lojë e dashuri’ ishin disa nga krijimet më të suksesshme të Nijazi Bytyqit.

Lajmin e vdekjes e dha i biri i tij, Elvis Bytyqi nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Me pikëllim lajmërojmë të afërmit dhe shokët tanë, se sot me datë 03.03.2018. ndërroi jetë babi ynë
NIJAZI BYTYQI!
Varrimi do të bëhet nesër (04.03.2018)në ora 12:00, me Drekë.”- shkroi i biri i këngëtarit.

Bytyqi u shqua si një ndër këngëtarët më të mirë të kohës së tij dhe është dalluar për interpretimin e shkëlqyer të këngëve qytetare.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here