Gjyqi Gashi-Marku, në 8 mars vendimi nga Gjykata Administrative

0
624

Në datë 8 mars do të jepet vendimi nga Gjykata Administrative për padinë e Rovena Gashit kundër Arta Markut, pasi Kryeprokurorja e shkarkoi nga detyra vetëm pak ditë pasi u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë në 18 dhjetor. Në seancën e sotme u paraqitën konkluzionet nga të dy palët. Avokati i Rovena Gashit, Çlirim Gjata ka deklaruar se shkarkimi nga Marku është bërë pa motivacion.  “Urdhri për lirimin nga detyra e Rovena Gashit nuk ka motivacion.Urdhri për lirimin nga drejtore e dekriminalizimit është nxjerrë jashtë kompetencës, i pa mbështetur në ligj dhe pa motivacion. Prokurori i përgjithshëm i përkohshëm si ka këto kompetenca. Arta Marku nuk kishte miratuar strukturë të re. Gjithcka ishte sipas strukturës që kishte lënë Llalla. Procedimet disiplinore i bën Inspektorati i Lartë i Drejtësisë” deklaroi ai.


Të rrëzohet padia e Rovena Gashit
” ishin konkluzionet e Grudës në një faqe. Por në përfundim të seancës gjyqësore, Çlirim Gjata tha se arsyeja që iu drejtua KQZ pa lejen e Markut për të kërkuar heqjen e mandateve për dy deputetë nuk është arsye për ta shkarkuar nga detyra. “Ajo duhet vlerësuar se dy deputetët u hoqën dhe për këtë duhet vlerësuar”. Ndërsa duke u ndalur te emërimi dhe vitet e eksperiencës, Gjata tha se “Po tani pas 5 vitesh kujtohen? Emërimi ka qenë me dekret. Një herë thotë u hoq për strukturë, tani thonë për eksperiencë. Ky është mjerim profesional’ deklaroi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here