Zgjerohet harta e permbytjes ne Ane te Malit, Ademi: Pergjegjesi direkte e KESH, te reagojne deputetet e qarkut

0
969

Deri në 1300 meter/kub për sekond shkon totali i shkarkimeve nga hidrocentrali i Vau Dejësit, ku vetëm nga portat anësore shkarkohen 800 metër/kub. Efekti i tyre nuk ka vonuar të jepet në nënShkoder, ku zona më e prekur me rreth 1 mije hektarë tokë nën ujë rezulton Ana e Malit. Sipërfaqe që krahasuar me një ditë më parë është zgjeruar.

Në zonë për të biseduar me banorët mbi dëmet e shkaktuara në kulturat bujqësore dhe vështirësitë që krijon vërshimi i ujit, ishte vetë kryetarja e bashkisë Voltana Ademi. Ajo zgjodhi që nga Oboti ti përgjigjet koorporatës elektro – energjitike Shqiptare mbi arsyet e përmbytjeve në këtë njësi, që siç tha ajo vijnë vetëm nga shkarkimet e jo nga reshjet apo bllokimet e kanaleve kulluese.

U kërkoj deputetëve Shkodranë të të gjitha forcave politike të reagojnë dhe qeverisë sëbashku me KESH, të veprojnë me nënshkodrën përmes një ligji të veçantë, si për renten minerare.

Banorët gjithashtu duke treguar për dëmet, kërkojnë që KESH t’i kompensojë si shkaktari i vetëm i kësaj situate.

Me prezencë uji janë fshatrat Obot, Goricë, Muriqan në Anë të Malit, fshati Trush në Berdicë dhe Mushani në Dajç. Reshjet e shiut dhe shkrirja dëborës kanë dhënë efektin e tyre pasi të tre HEC-et e Kaskadës së Drinit po shkarkojnë, Fierza me 200 metër/ kub dhe Komani 600 meter/kub për sekond.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here