“Kaskada e Drinit duhet menaxhuar me mire”, Toma: Kemi pasur edhe 3500 m3 uje dhe nuk jemi përmbytur

0
840

Situata e krijuar kohet e fundit nga permbytjet e ka shqetësuar, Mati Tomen, specialistin qe punoi per 42 vite ne hidrocentralin e Vau Dejes, dhe qe nga viti 2011 eshte ne pension. Ai  mendon se ujerat ne kaskaden e Drinit nuk menaxhohen si duhet, ndaj dhe ndodhin përmbytje te tilla:

Nisur nga përvoja e tij ne hidrocentralin e Vau Dejes, kujton detaje teknike dhe pergjegjesine qe kërkohet per kontrollin te dhenave:

Specialisti veteran, Mati Toma, thote se nuk ka baze deklarata e Ministrit te Energjitikes, Damian Gjiknuri para pak ditesh ne Vau Dejes sipas te cilit “permbytjet jane shkaktuar nga reshjet, dhe jo nga shkarkimet e hidrocentraleve” ! Duhet te flasin specialistet dhe jo ministri kur nuk ka njohuri per kete çeshtje, thekson Toma.  Ai ben thirrje qe per menaxhimin ujerave te kaskades se Drinit te konsultohen me specialiste te mirefillte, siç jane Enver Dibra dhe Myzafer Lezha, njohes mjaft te mire te hidrocentraleve, dhe jo te perdoren gjithnjë prurjet si justifikim per përmbytje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here