Oboti i gjithi nen uje, permbyten shtepite e para, Varka mjeti i vetem i cili mundeson komunikimin e banoreve

0
1022

 

Uji po shtrin territorin e tij duke mos kursyer më asgjë. Sipërfaqe të tëra janë të përmbytura, pasi niveli është rritur me mbi 50 cm në më pak se 12 orë, ndërsa të parat shtëpi me prezencë uji në rreth 10 cm janë në Obot 3 të tilla, në Muriqan 5 dhe 4 shtëpi në lagjen Gallube. Në brëndësi të fshatit mbizotëron heshtja dhe duket sikur frenat e komandimit i ka marrë uji, i cili për këto familje është kthyer në mysafirin e padëshiruar. Demet janë kolosale dhe zhurma e vetme që prish qetësinë, është ajo e motorrit të varkës, mjetit të vetëm që mundëson komunikimin e Obotit me pjesën tjetër të territorit.

20 minuta zgjat një udhëtim me varkë nga rruga kryesore e deri në brëndësi të fshatit, aty ku 200 shtëpi janë të izoluara. Për demet as që mund të flitet, pasi kanë kapur miliona lekë.

Në situatë të rëndë gjendet edhe Dajçi, aty ku sipërfaqja e përmbytur ka shkuar në rreth 1 mijë hektarë. Uji po bllokon edhe rrugën kryesore Dajç – Velipojë, ku komunikimi nëse vijon ky trend i rritjes së nivelit, do të mund të kryhet vetëm me mjete të ushtrisë. Në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 28 familje, në fshatin Mushan 4 familje dhe në fshatin Darragjat 4 familje. Në 3 banesa ka prezencë uji. Shkarkimet nga HEC Vau Dejës kanë shkuar në mbi 1 mijë meter/kub për sekond pa 5 agregatët në punë. Në ujë janë edhe 530 hektarë në Berdicë, lagjet periferike të Shkodres Ajasëm dhe Livadhe, si dhe rrethinat.  Gjithashtu kampi i romëve pranë Prokurorisë Shkodër është i përmbytur. Bashkia Shkodër ka kryer zhvendosjen e fëmijëve në Qendrën Komunitare Nr 4. Nderkohë ne bashkëpunim me forcat e ushtrisë, me dy kamionë po bëjmë evakuimin e të rriturve në strehimin përkatës në Bërdicë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here