Friday, April 26, 2024
Home Arsim Oficerët e sigurisë, Nikolla: Projekti do të shtrihet në të gjitha shkollat

Oficerët e sigurisë, Nikolla: Projekti do të shtrihet në të gjitha shkollat

0
893

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla inspektoi të hënën projektin pilot “Oficerët e Sigurisë”. Projekti që ka nisur implementimin ne 15 gjimnaze synon të garantoj një ambient më të sigurt në shkolla.

Për të evituar ngjarjet e dhunshme dhe për të ofruar një ambient më të sigurt për nxënësit, në 15 gjimnaze të Tiranës, prej nje jave kanë nisur punën oficerët e sigurisë. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ishte të hënën në gjimnazin Eqerem Çabej ku inspektoi projektin pilot dhe tha njoftoi se ai do të shtrihet në të gjitha shkollat.

Nikolla: Këto djem edhe vajza janë një ndihmë e vyer për shkollën për të qenë ato më të sigurta edhe në jo vetëm brenda mureve të saj por edhe në rrethin përreth shkollës, por nga ana tjetër dua të theksoj me forcë që këto nuk bëjnë mësuesin. Figura kryesore për të mundësuar mirë edukim edhe për të zgjidhur konfliktet, për të menaxhuar sjellje qytetare mbetet mësuesi.

Oficerët e sigurisë, të cilët kanë shenja dalluese por jo uniformë polici, do të kenë rol koordinues me kolegët e tyre që patrullojnë pranë shkollave dhe do të përpilojnë raportim ditor, javor dhe mujor pranë Zyrës së Koordinimit dhe Monitorimit pranë Drejtorive Arsimore Rajonale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here