Vllaznia rikthehet tek humbja,2-0 ndaj Kukesit

0
717

Vllaznia është rikthyer tek humbja në ndeshjen e sotme ndaj Kukësit. Shkodranët u mposhtën me rezultatin e pastër 2 – 0 nga vendasit. Dy golat e shënuar nga Shameti dhe nxoren shkodranët  pa pikë nga kjo sfidë.

Sfida do të zhbllokohej në minutën e 34-të, teksa Shameti shënon me kokë, pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi, por topi devijohet edhe nga mbrojtësi Berisha. Në minutën e 45-të, Një top i devijuar shkon në zonë te Sukaj, i cili ka shansin të barazojë, por nuk arrin të gjuajë saktë.

Në minutat e para të pjesës së dytë, shkodranët pretendojnë një 11-metërsh me Sukajn, por gjyqtari kryesor Hamiti vazhdon lojën. Në minutën e 78-të do të vinte goli i dytë i Kukësit. Është Mysolli që dyfishon rezultatin

Minutat e fundit do të sillnin edhe një karton të kuq, ku do të ndëshkohej Sukaj, pasi tentoi t’ i vjedhë topin Frashërit nga dora.Takimi mbyllet me fitoren e Kukësi me rezultatin 2 – 0. Me këtë humbje, Vllaznia mbetet në vendin e 8-të me vetëm një pikë më shumë se Teuta e vendit të 9-të

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here