Avokati i Frrokajt: Vendimin do ta apelojmë, nuk vërtetohet fajësia

0
638

Avokati i Fran Frrokajt ka deklaruar se do ta apelojne vendimin e gjykatë së Lëzhës në Apelin e Shkodrës. Ai tha në një deklaratë për mediat se Frrokaj ka firmosur shkresa, por ato nuk e fajësojnë atë.

Avokati i Fran Frrokajt: Është i bindur në pafajësinë e tij dhe do të ushtrojmë të gjitha rrugët e së drejtës. Që do të thotë edhe me ankimin e këtij vendimi që u dha dje në Gjykatën e Lezhës, duke iu drejtuar Gjykatës së Apelit Shkodër pasi nuk janë kushtet për këtë lloj mase.

Nuk e di për çfarë firme bëhet fjalë, por nga mediat dalin sikur është firmosur. Bashkia nuk prodhon tapi, bashkia përcjell dokumentacionin e paraqitur nga qytetari. Në provat e prokurorisë ka dokumenta të firmosur nga Frrokaj, por jo dokumenta që vërtetojnë fajësinë e Frrokajt. Ato janë shkresa përcjellëse të cilat ne nuk i kemi mohuar asnjëherë që po mos do ti kishte firmosur Frrokaj, do ti firmoste një Frrokaj tjetër.

Nuk besoj se jemi në sulme politike pasi hetimi është në dorën e akuzës, ndërsa ngutja me një bom kaq të madh këtë do ta shofim nëpërmjet rrugëve të drejtësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here