Vasili: Qeveria kundër FMN, nuk i ndal koncesionet

0
577

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili akuzon qeverinë se ka dalë kundër FMN. Sipas Vasilit edhe pse FMN kërkon ndalimin e koncesioneve, qeveria nuk e bën një gjë të tillë.

Reagimi i Vasilit

Qeveria behet njesh me oligarket dhe del hapur kunder FMN.

FMN eshte shume e qarte kur thote te ndalen koncesionet.

Por qeveria e shnderruar ne bisht te oligarkeve nuk i ndalon koncesionet edhe kur ja thote prere FMN.

FMN eshte perseri e qarte në lidhje me përfshirjen në TVSH të bizneseve me xhiro mbi 2 milionë lekë, FMN këshillon se “administrata do të shpërqendrohet, në vend të fokusohet të ndërmarrjet e mëdha dhe ka rrezik të ulen të ardhurat, ndaj nuk ishim dakord që në fillim”.

Qeveria e bere njesh me oligarket me te cilet ka bere gati koncesionin per mbledhjen e TVSH as qe pyet as per FMN dhe as per mijera bisnese qe mbyllen e mijera njerez, qe mbeten pa buke.

Oligarket dhe qeveria trashen dhe vegjelia thahet.

Shqiptaret jane pa drejtim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here