Bie numri i azilkërkuesve shqiptarë në Francë, nuk jemi më të parët, por… të dytët…

0
1110

 

Numri i azilkërkuesve shqiptarë në Francë ka rënë me 34 përqind në janar, krahasuar me janarin e vitit të kaluar, tha sot ministri i Brendshëm francez Gerard Collomb.

Kur priste të takonte zv.ministren e brendshme shqiptare Romina Kuko, zoti Collomb nënvizoi prirjen e vazhdueshme në rënie për shqiptarët. Ministria e Brendshme francize ka mirëpritur gjithashtu edhe katër oficerë ndërlidhës shqiptarë që po punojnë me autoritetet francize për cmontimin e rrjeteve të kontrabandës, luftë krimit të organizuar me origjinë shqiptare”, raporton le Monde.

Dikur vend i parë i origjinës, sot Shqipëria është renditur në vendin e dytë të azilkërkuesve pas Afganistanit. Sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme nga mesi I shtatorit deri në janar janë 470 aplikime kundrejt 730 të tillave mes marsit dhe gushtit 2017. “Në dy muajt e parë të vitit 2018 jemi në një rritje me 36 përqind për largimet nga Franca krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar” tha Collomb.

Në korrik 2017 pati një shpërthim të azilkërkuesve shqiptarë në Francë dhe filloi zbatimi I një plani veprimi për emigracionin e parregullt. Në 15 dhjetor 2017, ministri Collomb mbërriti në Tiranë për të nënshkruar një marrëveshje kundër emigracionit të paligjshëm, së bashku me homologun Xhafaj.

Në takimin e sotëm me Romina Kukon, zoti Collomb theksoi nevojën për të zgjeruar fushën e bashkëpunimit kundër grupeve kriminale dhe krimit të organizuar të kryer nga shqiptarët në Francë. Sipas shifrave të Collomb, 4761 shtetas shqiptarë u arrestuan në Francë në 2017 kundrejt 2551 qe ishin arrestuar në 2011.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here