Rama ne Bruksel kerkon hapjen e negociatave për Shqipërinë

0
761
TIRANA, ALBANIA - MARCH 3: Prime Minister of Albania Edi Rama gestures during a joint press conference with High Representative of the European Union for Foreign Affairs and Security Policy Federica Mogherini (not seen), following their bilateral meeting, in Tirana, Albania on March 3, 2016. (Photo by Olsi Shehu/Anadolu Agency/Getty Images)

Gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian, Kryeministri I VENDIT Edi Rama ka kërkuar hapjen e negociatave për Shqipërinë, duke u kujtuar se qeveria e tij ka përmbushur të gjitha detyrat, ndërsa tha se nuk kërkonte favore apo dhurata.

Teksa foli për reformën në drejtesi dhe vettingun Rama shtoi se: “17 pesha të rënda të sistemit të vjetër nuk kanë hyrë në procesin e vettigut, pra janë tërhequr, duke përfshirë ish-kryeprokurorin e përgjithshëm.”

 

Rama tha se çelja e negociatave me Shqipërinë “nuk është krijimi i një problemi të ri potencial, por i një kapitulli që do ta bëjë Europën më të fortë sepse edhe Ballkani ka nevojë për Europën, edhe Europa ka nevojë për Ballkanin. O do të jemi Europë, ose të tjerët do të jenë një shqetësim për Europën”.

“Qysh prej 2014-ës ku kemi një ndryshim rrënjësor për të bashkëpunuar për të ardhmen, dhe për ta sjellë të gjithë rajonin në një nivel tjetër respekti të ndërsjellët. Ashtu siç e tha Presidenti, është një rajon ku kemi kaluar luftëra, rajon i cili ka një staturë komplekse besimesh fetare, ku aktorë të tjerë kërkojnë të ndërhyjnë me një vizion të qartë gjeostrategjik. Ajo që është arritur duhet të mbrohet dhe të përforcohet që e ardhmja nuk do të na kthejë fantazmat në të shkuarën”, u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here