Tuesday, May 14, 2024
Home Aktualitet Vasili: Rama ka lënë Shkodrën në mëshirë të fatit

Vasili: Rama ka lënë Shkodrën në mëshirë të fatit

0
1307

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së akuzon Ramën se ka lënë Shkodrën në mëshirë të fatit dhe nuk po merr masat e duhura për menaxhimin e situatës së përmbytjeve.

Sot Kryeministri – thotë Vasili- i cili kur ishte në opozitë në 2010-201 mbante pa u lodhur fjalime pa fund sot nuk ka shkuar as për të parë nga afër situatën

Postimi ne facebook i Petrit Vasilit

Kryeministri qe nuk ka shkelur akoma ne Shkodren e permbytur.Turp.

Shkodra po perjeton nje moment shume te veshtire dhe mijra hektare toke jane permbytur dhe mijra familje jane te rrezikuara.
Kryeministri as qe ka shkelur dhe as flet asnje fjale per kete situate kritike.
Ky Kryeminister qe vite me pare ne permbytjet e 2010 -11 mbante pa u lodhur fjalime pa fund sot ka qepur gojen e ka lidhur kembet dhe as flet per Shkodren e as shkon ne Shkoder.
Pret kryeministri qe natyra te qetesohet ujrat te fillojne te bien vete dhe ky pastaj te dale e te recitoje te njejten idiotesi “qe ne menaxhuam krizen si asnje here ne keto 25 vjet”.
Fakti eshte qe Shkodren e ka lene ne meshire te fatit.Personat qesharake te qeverise ku njeri i bie gozhdes dhe tjetri patkoit nuk jane menaxhuesit e permbytjes por komedia e zeze e qeverisjes me Shkodren.
Shqiptaret jane pa drejtim.##

Nga shifrat e raportuara sot nga bashkia e Shkodres ka shkuar ne 5 mijë ha sipërfaqja e tokës së përmbytur ndërkohë që qindra shtëpi vijojnë të mbeten të izoluara nga uji.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here