Tre pacientë me dializë u transportuan sot me autoambulancë nga fshatrat Dajç, Pentar dhe Velipojë me ndihmën e ushtrisë dhe aktualisht po marrin shërbimin e dializës në spitalin e Shkodrës.
Ministria e Shëndetësisë thotë se të gjitha strukturat shëndetësore pranë zonave të përmbytara janë në gadishmëri te plotë.
Me heret, 3 pacientë me probleme kardiake dhe bronkopneumoni u asistuan nga mjeku i qendrës shëndetësore Dajç, Besnik Haxhia dhe më pas kanë marrë shërbim të specializuar në spitalin e Shkodrës.
Po monitorohen rregullisht nga ekipi i mjekëve edhe 70 të evakuuarit që janë vendosur në Konviktin e Shkolles Industriale.
Ne masat e marra nga strukturat e shendetesise, është vendosur shërbim 24 orë në qendrat shëndetësore Dajç dhe Bërdicë. Nderkohe 2 auotambulanca janë vendosur në gadishmëri 24 orë në kryqëzimin e Dajcit dhe ne Malin Kolaj, ku jane edhe pikat e ushtrise.
Nga ana tjeter, strukturat e shendetit publik po kryejne monitorimin e situates se ujit të pijshëm në të gjithë zonat e përmbytura.