EUROMONEY:Shqipëria një huamarrës me rrezik të lartë

0
667

Shqipëria kërkon Evropën, por veç stabilitetit politik dhe rajonal, gjithcka ka të bëjë me paratë.

E sipas vlerësimit të fundit të EUROMONEY, në një vlerësim total të rrezikut prej vetëm 38 pikë nga një maksimum prej 100 pikësh, në anketë, Shqipëria është ende një huamarrës me rrezik të lartë, tek katra, Brenda pesë kategorive të rrezikshme të Euromoney.Megjithatë, pikët dhe rankimi janë përmirësuar, duke e vendosur Shqipërinë të 89-ën nga 186 vende që janë future në anketim, përpara Maqedonisë që është tani dy vende më poshtë, dhe me të njëjtat ambicie si Serbia (75) apo Mali I zi (112).

Do të ishte diku më mirë sikur të mos ishte shqetësimi për kreditë me problem në sistemin banker dhe një krimë e ndërlikuar për investitorët si dhe një barrë e madhe e borxhit publik.

Janë përkeqësuar të dhënat për shkak të detyrimeve që rrjedhin nga partneriteti publik-privat dhe disa detyrime te prapambetura, barra e borxhit nga disa reforma në kompanitë shtetërore, menaxhimi më I mirë I borxhit dhe ndryshime urgjente të kërkuara në sistemin e taksave.

Përspektiva afatshkurtër pengohet nga mosfunksionimi I projekteve energjetike në shkallë të gjerë, që potencialisht do zbuste rritjen e PBB, ndërkohë që vendi është I ndjeshëm nga skenarët më të këqinj që përfshijnë sulmet financare, krizat politike apo luftërat transatlantike tregtare.

Sidoqoftë, në terma afatgjatë, rritja e Shqipërisë nuk ndërpritet. Vendi po sheh një nga normat më të shpejta vjetore të rritjes në rajon, shifrat e fundit tregojnë 3.6% në tremujorin e tretë të 2017 – me një stabilitet të mirë në mjedisin politik dhe ekonomik duke nxitur përmirësimin e rezultateve ekonomike dhe perspektivën e rritjes.

Ka 15 faktorë politikë, ekonomikë e strukturorë që kontribuojnë për rezultatin e rriskut në studimin e Euromoney.

Aksesimi I kredisë është përmirësuar vitet e fundit duke faktorizuar dhe rezultatin e rrezikut. E ndërsa ekonomia rritet, barra e borxhit ran ë 70% të PBB kundrejt 73% që ishte në vitin 2015 dhe që ishte kulmi, sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Financave. Arritja u sigurua nga një ndryshim ligjor I miratuar nga parlamenti në vitin 2016 për të detyruar qeverinë që të sigurojë rënien e borxhit cdo vit, derisa të arrihet në 60 përqind, një ndër kriteret makroekonomikë të Mastritit për anëtarësim në BE.

Parashikimi I FMN në shkurt ishte për një rritje prej 3.7 përqind edhe këtë vit, për shkak të kushteve financiare solide falë inflacionit të ulët.

Dimitra Rotsika, një ekonomiste në Piraeus Bank që është edhe një nga kontributorët e Euromoney jep një parashikim gjeneroz për perspektivën e Shqipërisë.

“Vendi po tregon shenja të dukshme të një momenti të fortë, me reforma strukturore radikale gati për të kaluar në një model të ri rritjeje” thotë ajo. “Kombinimi relativisht I një rritje ekonomike në vitet që pasojnë, koncidioni fiskal dhe balanca dhe korrektimi I kredive të këqija, janë positive për qëllimin e vendit për anëtarësim në BE”.

Por duhet akoma punë dhe reforma. Borxhi është I lartë, dhe vendi duhet të vazhdojë reforma radikale por me vullnetin politik, targetimin për negociatat për anëtarësim në BE, vendi do të përmirësojë trajektoren e vet, sipas euromoney.com.

gati_2222.jpg

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here