Deputeti i PS në Vlorë, premton ndihma për banorët e përmbytur në Shkodër…

0
643

 

Deputeti i Vlorës, Vullnet Sinaj premton se do të ndihmojë banorët e përmbytur në zonën e Nënshkodrës.

Sinaj ka vizituar sot zonat e përmbytura në fshatrat Obot, Belaj, Rrushkull, Mushan, Shirq, Mali Jushit, Trushi Poshtëm, Rrëza e Malit Bushat dhe Dajç.

Ai shprehet se së bashku me disa miqtë e tij biznesmenë do t’i vijë në ndihmë banorëve kryesisht për bazën ushqimore të bagëtive.

Sinaj është një nga deputetët më të pasur të Kuvendit të Shqipërisë. Ai zotëron rreth 37 biznese dhe miliarda euro pasuri.

“Së bashku edhe me disa miq të mi biznesmen, të vetëdijshëm për vështirësitë që po kalon populli Shkodran, e ndjemë të nevojshme të kontribuonim duke dhënë disa ndihma kryesisht për të siguruar bazën ushqimore të bagëtive, për të lehtësuar sadopak familjet e prekura. Ajo që vura re, ishte se banorët nuk kërkonin ndihma për vete, por kryesisht për gjënë e gjallë”, shkruan Sinaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here