Reduktohet ne 3300 ha siperfaqja nen uje, Ulet ne 300 numri i shtepive te rrethuara nga uji, problem Oboti

0
580

 

Sipërfaqja e përmbytur po vjen duke u reduktuar dhe këtë të enjte ka rënë në 3300 hektarë, por kjo nuk po e pengon bashkinë Shkoder të vijojë të përsërisë kërkesen për gjendje të pjesshme të emergjences civile. Dajçi dhe Ana e Malit vijojnë të jenë dy nga zonat më problematike, ku ende në Obot nevojiten varkat për të lëvizur. Në Dajç janë 1250 hektarë të përmbytura dhe 130 shtëpi të rrethuara nga uji. Rruga Shirq – Darragjat është ende e bllokuar dhe kalimi bëhet me varka, ndërsa nevojitet lartësimi i argjinaturave Pentar, Shirq dhe Darragjat. Në disa shkolla në ambientet e brendshme ka lagështirë dhe kërkohet dezinfektimi i tyre. OSHEE-së i kërkohet riparimi i linjave dhe shtyllave të dëmtuara, që kanë krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike të disa fshatrave. Dëmtime ka edhe në rrugë, ndërsa këtë të enjte është mundësuar rivënia në punë e pompave të ujësjellësit në Dajç. Në njësinë Administrative Ana e Malit sipërfaqja nën ujë ka rënë në 1100 hektarë dhe 150 shtëpi të rrethuara nga uji. Është rikthyer në punë ujësjellësi Oblika 2, ndërsa po punohet për Oblika 1. Në njësinë Administrative Bërdicë janë mbi 480 ha tokë e përmbytur dhe 10 shtëpi të rrethuara nga uji. Stacioni i pompave të Ujësjellësit në Trush si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 310 Ha tokë dhe 10 shtëpi të rrethuara nga uji. Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 65 Ha tokë. Në zonën e Livadheve  janë 30 shtëpi të rrethuara nga uji dhe 95 ha. Numri i familjeve që vijojnë të jenë të evakuara ka zbritur në 18. Specialistët në terren, aty ku uji është tërhequr kanë nisur të bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara. Kërkohet që të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here