Fusha ka marre pamjen e nje liqeni per rreth kodres ku ngrihet mbi 30 shtepi te fshatit Gorice, njesia administrative Ana e Malit. E gjithe kjo sipërfaqe, eshte e mbjelle me jonxhe, hasull dhe peme. Ato jane demtuar per kete vit nga permbytja qe ka filluar 3 jave me pare, dhe ujin don edhe se paku 10 dite te tjera te largohet, thote Ramazan Rrustja, njeri nga banoret e këtij fshati.
Rrustja thekson si shqetësim kryesor ne kete situate mungesen e ushqimit per bagetite, pasi nuk mendohej se do te kishte përmbytje ne mars per te ruajtur rezerva:
Ndersa fermeri Naim Hasani thote se demin me te madh e ka pasur ne sera, ku kishte mbjelle 2000 fidane domate dhe 2000 fidane speca, per te dale ne treg ne ditet e para te muajit maj. Por pjesa dërmuese e tyre eshte demtuar, dhe nuk ja vlen me te mbjellesh kete vit se eshte shume vone:
Ndonse ne koder, fshati Gorice , disa dite qendroi i izoluar pasi nje segment jo me shume se 100 meter i rruges se këtij fshati u përmbyt ! Eshte e çuditshme kjo, kur fare mire ai segment mund te ngrihej 1 meter lartesi me çakull, dhe nuk do te kishte asnje shqetesim per te qarkulluar normalisht: