Viti i Skënderbeut, shtese fondi për Ministrinë e Kulturës

0
685

Qeveria ka bërë një shtesë fondi prej 52 mln lekësh për Ministrinë e Kulturës në kuadër të festimeve për vitin e Skënderbeut.

Në vendimin e Këshillit të Ministrave të marrë gjatë ditës së djeshme dhe të publikuar sot, bëhet me dije se fondi ndahet në dy zëra.

Fondi prej 52 200 000 (pesëdhjetë e dy milionë e dyqind mijë) lekësh ndahet, si më poshtë vijon:

 a) Në programin buxhetor  “Trashëgimia kulturore dhe muzetë” (08220),  zëri “Shpenzime korente”, llog.604, fondi prej 14 200 000 (katërmbëdhjetë milionë e dyqind mijë) lekësh;  

b) Në programin buxhetor “Art&kultura” (08230), zëri “Shpenzime korente”, llog.604, fondi prej 38 000 000 (tridhjetë e tetë milionë) lekësh”.

Fondi në fjalë do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here