Këshilli i bashkisë Kukës policisë: Lironi të gjithë të ndaluarit…

0
713

 

Këshilli i Bashkisë Kukës, përmes një deklarate për media, i bën apel policisë së shtetit të lirojë personat e ndaluar pas protestës së djeshme në Rrugën e Kombit.

Këshilltarët e Bashkisë Kukës, të cilët ishin edhe pjesëmarrës në protestë, distancohen nga dhuna e djeshme në protestë dhe bëjnë apel që të mos ketë arrestime të tjera. Ata shprehen se do të vijojnë protestën nëse nuk lirohen të gjithë të ndaluarit. Gjatë deklaratës për media ata shprehen se janë të bashkuar në qëndrimin e tyre, pavarësisht përkatësisë politike.

“Nëse nuk lirohen të gjithë të ndaluarit, nuk do të negociojmë çmimin e tarifave dhe nuk do të ndalim protestat”, u shpreh përfaqësuesi i Këshillit Bashkiak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here