Friday, April 26, 2024
Home Politikë Burime nga PD: Po diskutohet mbajtja e një proteste masive

Burime nga PD: Po diskutohet mbajtja e një proteste masive

0
1031

Partia Demokratike po zhvillon mbledhjen e grupit parlamentar në lidhje me aksionin opozitar. Opozita do të mbështesë protestën dhe ky vendim do të merret në mbledhjen e grupit.

Po të njëjtat burime thonë se në mbledhje diskutohet edhe mbajtja e një proteste masive, por ende nuk është vendosur data.

“Vendi qeveriset nga një bandë që grabit, vjedh, plaçkit shqiptaret. Kukësi e tregoi më qartë ketë. Thirrje pa kompleks për mosbindje civile”, mësohet se është thënë në mbledhjen e grupit të PD.

“Të bllokojmë rruget, thirrje që të mos paguajnë taksat e rritura, taksa e pronës, taksa  e rrugës së kombit, e ujit, e dritave”,thonë burimet nga mledhja e PD.

Do të jetë sjellja e kryeministrit Rama për qëndrimin që do të mbajë opozita, pasi burimet thonë se nuk përjashtohet edhe mundësia e bojkotit parlamentar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here