Ngjela: Shteti është në krizë se Perëndimi i ka ndalur financimet. Rama të japë dorëheqjen

0
780
Kryetari i PLD Spartak Ngjela, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se vendimi i Gjykates se Tiranes per ngjarjet e 21 Janarit, eshte nje tmerr dhe se ambasadori amerikan ka bere shume pak kunder krimit shteteror ne Shqiperi.

Avokat Spartak Ngjela, kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi ka analizuar situatën në vend të krijuar pas protestës në “Rrugën e Kombit” dhe arrestimit të protestuesve. Ngjela tha se shteti është në krizë, sepse Perëndimi ka ndaluar financimet për shkak se nuk po bëhen reformat. Ai i mëshoi sërish idesë se tarifimi nga koncesionari duhet të bëhet kur është bërë rruga nga koncesionari.

Mendimi im është që shteti është në krizë. Është në krizë sepse këta spo bëjnë dot reformat. Perëndimi i ka ndaluar financimet. Sepse në momentin që hapen negociatat, nisin dhe financimet. Reforma nuk bëhet sepse kap këta. Çfarë presin ndonjë luftë botërore të shpëtojnë nga reformat? Një ndërtim me koncesion varet tek investimi. Nëse kam investuar normalisht do kërkoj të marr fitimin. Një koncesion i një miniere merret nga prodhimi i një miniere. Ky është një investim i bërë me paratë e shqiptarëve. Nuk është pak se është 1 miliard e ca, sepse nja 300 mln janë vjedhur. I shkatërroi fare. Ti nuk je monark absolut o zotëri. Kush të lë të bësh këtë. Njerëzve nuk iu duhet kush e ka vjedhur rrugën, cili kryeministër, cili ministër. Njerëzit nuk mund të paguajnë vjedhjen e të tjerëve. Në qoftë se është fakti që rruga ka mbetur e pambaruar”, tha Ngjela.

Lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama pas djegies së sportelit tek “Rruga e Kombit” se tarifa do të mbetet dhe gjithçka do të kthehet, Ngjela tha se kryeministri që nuk e gjen dot mundësinë jep dorëheqjen.

“Nuk ka kryeministër që thotë s’kam mundësi. Kryeministri që nuk gjen dot mundësinë jep dorëheqjen në botë. Nuk i thotë se bëj dot, i thotë vetes dhe jep dorëheqjen. Keni kryeministër një mësues vizatimi. E dini apo jo? E dini çdo të thotë në shekullin e 21-të ku ekonomia e tregut dhe ligji janë në funksion maksimal, ju keni vënë kryeministër një mësues vizatimi. E kuptoni ku jeni. Si u bë kryeministër me leje ndërtimi. Ky duhet të ikë një orë e më parë”, u shpreh Ngjela.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here