Protesta për kuksianët e arrestuar, komisariatet e Tiranës në gatishmëri

0
853

Policia e Tiranës ka kaluar në gatishmëri për shkak të protestës së qytetarëve e familjarëve të të arrestuarve në Kukës. Duke iu referuar burimeve nga policia 6 komisariatet e kryeqytetit do të jenë në gatishmëri.

 

Urdhri për gjendje gatishmërie është dhënë për shkak të dyshimeve se mund të ketë përshkallëzim të protestës.

Policia e Shtetit ka kryer gjatë natës së të shtunës duke u gdhirë e diel dhjetëra ndalime në Kukës dhe të gjithë personat janë sjellë në Tiranë. Kundër ndalimeve, familjarë dhe qytetarë të tjera kanë nisur protestën prej ditës së djeshme para Drejtorisë së Policisë së Tiranës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here