Fleckenstein: Koha të çelen negociatat

0
508

Europarlamentari Knut Fleckenstein duket se po ikën me emocione pozitive në Bruksel pas takimeve me politikën shqiptare në vizitën dy ditore në Tiranë. Dhe për këtë ai renditi dhe arsyet.

Fleckenstein: Jam për dy gjëra i lumtur. Së pari për një gjë edhe pse pak e kushtëzuar, që ka një sinjal të qartë nga opozita se ata janë në favor të hapjes së negociatave. Ata mendojnë se është gjëja e duhur që duhet bërë tani. Dhe gjëja e dytë që jam vërtetë me mbresë është komisioni i posacëm për ndryshimet në kodin zgjedhor. Kjo tregon edhe në këtë fazë të hershme që edhe opozita edhe shumica mund të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe natyrisht edhe kjo duhet mbështetur qoftë nga shoqëria këtu, qoftë nga PE. Kjo është një hga çështjet më të rëndësishme dhe kurdo që të na kërkohet do të mbështesim këtë bashkëpunim.Me atë që më thanë dy bashkëkryetarët bashkëpunimi deri tani funksionon dhe është shumë i mirë.Shpresoj fort që shtatorin e ardhshëm kur unë të vij të kemi arsye për të festuar paksa por gjithashtu edhe të përgatitemi për punën që na pret.

Në konferencën për mediat para largimit, Fleckenstein tha se shpreson që Komisioni Europian të nxjerrë një rekomandim të pa kushtëzuar për hapjen e negociatave të Shqipërisë.

Sipas tij vendi ynë ka bërë aq progres sa për të merituar hapjen e negociatave edhe pse i mbetet shumë punë për të bërë në të ardhmen.

Fleckenstein: Është një vizitë e shkurtër, diçka që ndodh çdo vit. Presim daljen e raportit të Komisionit Europian që nuk do të jetë vetëm për Shqipërinë por për të 6 vendet e rajonit. Në këtë pikë raporterët vendosin të jenë në punë. Unë jam këtu për të marrë mbresat, informacionet, për të kuptuar diskutimet e brendshme. Të rejat që kanë ndodhur, sukseset dhe dështimet, duke i marrë nga të gjitha palët. Kjo është arsyeja e vizitës sime dy ditore këtu. Dje u takova me kryeministrin, dy palët e opozitës, dhe Mininistrin e Brendshëm. 

Ju mund ta imagjinoni sesa e rëndësishme është kjo periudhë si proces.Është një 6 mujor tejet i rëndësishëm, është momenti kur do të organizohet takimi i Sofjes që duhet të dalë me elementë konkrete për Ballkanin Perëndimor, do kemi raportin dhe do presim në qershor takimin e Këshillit Europian që shpresoj do të dalë me një vendim të qartë sa i përket rekomandimit të Komisionit.

Opinioni i PE mbetet ai që ka qenë, presim nga KE të nxjerrë një rekomandim  të qartë dhe jo të kushtëzuar për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Mendojmë që janë bërë gjëra në proces që lejojnë hapjen e negociatave jo se çdo gjë është bërë. Themi që është bërë punë. Mbetet shumë punë për tu bërë në të ardhmen por shumë është bërë. Psh reforma në gjyqësor, vettingu etj që do na çonin në hapjen e negociatave.

Është e nevojshme të hapen negociatat. Hapja e negociatave është gjëja më e mirë për të bërë tani Hapja e negociatave është një instrument në proces, nuk është një zgjidhje. Është diçka që u dëshmon qytetarëve shqiptarë që ne vërtet e kemi me tërë mend këtë.Nuk është një shpërblim për qeveritë, është një përpjekje për të punuar dhe për të bërë sa më të mirë vendin.  

Një koment pati edhe për protestat e opozitës.

Fleckenstein: Nuk mendoj se një demonstratë do të ndikojë në raport. Nuk dua ta komentoj rastin, por askush nuk duhet të kalojë në atë dhune. Por mesa dëgjova këto ditë, protesta ka pasur efektin e saj, pasi kanë dalë disa ide të reja për këtë çështje. Qeveria jo gjithmonë ka zgjidhjen e duhur. Nevojitet që ndonjëherë populli t’i tregojë qeverisë se ka limite. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here