Vatra epidemie qe rrezikojne jeten e qytetareve, Bashkia Shkoder dhe Shtabi i Emergjencave preferojnë heshtjet

0
619

Gjendja eshte tejet e rende ! Permbytjet kane lene pas nje mjedis i cili ne kushtet e rritjet se temperaturave, kthehet ne burim epidemie dhe rrezikon jeten e qytetareve ! Filmimet per kete vëzhgim u kryen tek shtepite prane By Pass-it te Shkodres, zona pran ish ndërmarrjes se zukthkashtave ! Ujerat e mbetura i ngjajn enje knete si jashte shtepive ashtu dhe ne oborret e tyre !

Atyre u jane bashkuar edhe ujerat e zeza, pasi eshte pjesa fundore e qytetit te Shkodres dhe kolektoret e shkarkimit te mbingarkuar nuk kane funksionuar qe me fillimin  e përmbytjeve. Por edhe pse niveli i përmbytjeve ka nje jave qe ka rene dhe eshte pasuar me kete gjendje alarmante sa i perket ndotjes, askush nuk ka marre mundimin te filloje dezinfektimin ! Sipas Drejtorise se Shendetit Publik Shkoder, dezinfektimi i ketyre mjediseve eshte detyre dhe pergjegjesi e Bashkise.

Por deri tani asnje ndërhyrje nga ana e saj, pavarësisht shqetësimit te qytetareve qe banojne ne kete zone per ta kryer dezinfektimin pa humbur kohe. Githashtu, jashte pergjegjesise nuk mbetet as Shtabi i Emergjencave Civile te Prefektures Shkoder. Kjo per faktin se qe me daten 27 mars ky shtab ka caktuar detyre qe te filloje dezinfektimi i ketyre zonave, nderkohe qe ka munguar kontrolli nga ana e tij per zbatimin e kësaj detyre.  Zona me shtëpi e mjedise te ndotura si kjo, e kane te demozdoshem dezinfektimin nje ore e me pare, sepse përhapja e sëmundjeve gjene shume terrene te favorshem ne kushte te tilla. Por fatkeqësisht, deri tani  gjithçka sa i perket këtij problemi duket se eshte lene ne harrese nga bashkia Shkoder dhe ne heshtje nga Shtabi i Emergjencave Civile te Prefektures Shkoder.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here