Aksident në punë, shqiptari në Itali përplaset për vdekje nga një makinë

0
1308

Një shqiptar ka humbur jetën në Itali pas një aksidneti në punë. Ngjarja ka ndodhur në komunën Tortona në rajonin e Piemontes, ndërsa viktima është Ylber Islami, 47 vjeç.

Shqiptari po punonte në kantierin rrugor të hapur në afërsi të qytezës së Castello d’Annione në autostradën Torino-Piacenza kur është goditur për vdekje nga një makinë tip “Toyota Aygo” e drejtuar nga një grua 39-vjecare.

 

Babai i dy fëmijëve jetonte prej disa vitesh në komunën Toronta. Drejtuesja e mjetit që shkaktoi aksidentin është arrestuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here