“GRAND EUROPA RESORT” DHE “GHE” NE PANAIRIN MESDHETAR

0
2072

Për të dytin vit, Expocity Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, mblodhën sëbashku në një ngjarje të vetme, më të mirët e rajonit, në panairin mesdhetar të Turizmit. Shkodra u përfaqësua me “Grand Hotel Europa” dhe “Velipoja Grand Europa Resort”, si biznese që kanë krijuar risi në fushën e turizmit në veriun e vendit, por edhe më gjërë. Nw të njëjtën kohë ato vijnw edhe si partnere të një prej shkollave më të mira profesionale, “Hamdi Bushatit”. Pjesëmarrësit shfaqen potencialin e tyre turistik në kategori të ndryshme si: Destinacionet, Akomodimi, Agjencitë, Turizmi Detar, Turizmi Malor, Gastronomia etj.

Ky panair, u dha mundësinë bizneseve që së bashku të ofrojnë një eksperiencë specifike dhe unike për vizitorët në rajon. Risia e bregdetit Shqiptar padyshim do të jetë një prej resorteve më të mira që po i shtohet vendit tonë, “Velipoja grand europa resort”, i cili ka ndryshuar realitetin e brigjeve të Adriatikut, e jo vetëm.

Zhvillimi i qëndrueshëm dhe shtrirja gjithëvjetore e turizmit në Shqipëri; plani i masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik; diversifikimi i produktit dhe cilësia e shërbimeve turistike; planet lokale të turizmit dhe roli i bashkive në zhvillimin e turizmit etj, ishin disa nga temat që u diskutuan mes aktorëve kryesorë të tregut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here