Miell, letra dhe ujë në Kuvend,Ruçi kërkon përjashtimin e Bushatit

0
592

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka kërkuar përjashtimin nga Kuvendi të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, lidhur me reagimin e tij në seancën e sotme. Në kohën kur situata në sallën e seancave plenare u tensionua, ministri Bushati ka hedhur ujë në drejtim të deputetëve të opozitës.

 

 

Këta të fundit kanë hedhur në drejtim të kryeministrit miell, vezë, dhe letra.

Sipas burimeve , Ruçi do të mbajë qendrim korrekt ndaj të gjithë parlamentarëve që tensionuan situatën.

Për tensionet dhe sendet e hedhura në sallën e Parlamentit, Partia Socialsite ka kërkuar edhe përjashtimin e disa deputetëve të opozitës, si: Edi Paloka, Ervin Salianji, Indrit Brahimllari, Kejdi Mehmetaj, Klevis Balliu, dhe Flamur Noka.

Këto kërkesa do të diskutohen pasditen e sotme në Byronë e Kuvendit, e cila do të mblidhet në orën 18:00

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here