Policia vendoset në Dukagjin, efektivët kundër kultivimit të drogës

0
597

Policia e Shtetit do të vendoset në Dukagjin në kuadër të parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike, krahas monitorimit me dronë që do ti bëhet zonës. Drejtori për Rendin e Sigurinë në Policinë e Shkodrës, Gjovalin Loka konfimoi këtë strategji të re të policisë në luftën kultivimit të drogës në zonën malore, që ndër vite ka qenë problematike. Financuesit dhe organizatorët e kësaj veprimtarie do të jenë në fokus të policisë, e cila paralajmëroi goditje me forcë ligji, pa dallime të ngjyrave politike, që mund të tentohet ti vishet.

Efektivë të të Policisë së Shtetit do të vendosen përkohësisht në Dukagjin kundër kultivimit të bimëve narkotike. Drejtori për Rendin e Sigurinë në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka konfirmoi këtë masë të re, krahas monitorimit me dron dhe patrullimeve nga ajri të Guardia Di Finanza që kanë nisur nga 6 prilli.

Gjovalin Loka: Do të kemi një mundësi për akomodimin e punonjësve të policisë, e kam biseduar dhe me drejtorin aktual që të kemi një numër punonjësish të policisë që të shohin zonën e lartë të Dukagjinit, të cojmë mesazhin që ne jemi këtu prezent. Ne kemi ardhur këtu, jemi bashkë për pushtetin vendor, jemi ne Policia e Shtetit dhe janë gjithë institucionet e tjera ligjzbatuese për ti thënë ‘Jo’ këtij fenomeni.

Në krah të Krye bashkiakes  demokrate të Shkodrës, në një takim sensibilizues në Gur të Zi, drejtuesi i lartë i policisë së Shtetit foli për tolerancë zero dhe goditje me forcën e ligjit pa dallime të ngjyrave politike, që mund të tentohet ti vishet.

Gjovalin Loka: Detyrimi i kryeplakut është që ti dali borxhit të gjithë secilit nga ata që e kanë votuar që ky të jetë përfaqësuesi i tyre.

Goditja e financuesve dhe organizatorëve të kultivimit të drogës do të jenë në qendër të punës së policisë së Shkodrës, angazhim për të cilin Drejtori i Policisë Lokale tha se do të tentohet të mbyllet cdo shteg paligjshmërie

Vehbi Bushati: Angazhimi jonë si strukturë do të jetë i përqendruar kryesisht te ata që e organizojnë dhe e financojnë këtë fenomen.

Voltana Ademi: Fakti që ne jemi këtu të gjithë bashkë tregon vullnetin tonë për ta trajtuar këtë cështje me seriozitet dhe përgjegjësi ligjore.

Pjesë e planit të masave në Dukagjin është edhe postoblloku 24 orësh i ngritur në rrugën që të con drejt zonës malore, që ndër vite ka qenë problematike për kultivimin e lëndës narkotike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here