Friday, April 26, 2024
Home Politikë Tarifa për Rrugën e Kombit, Spaho: Gjiknuri gënjeu, qeveria nuk ka takuar...

Tarifa për Rrugën e Kombit, Spaho: Gjiknuri gënjeu, qeveria nuk ka takuar asnjë kuksian

0
528

Partia Demokratike akuzon  Ministrin Gjiknurin se gënjeu sot kur tha se qeveria po konsultohet me banorët e Kukësit për një tarifë të reduktuar për Rrugën e Kombit.

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho, në një deklaratë për mediat tha se asnjë pëerfaqësues i qeverisë nuk ka takuar asnjë kuksian.

Spaho theksoi se Partia Demokratike mbështet kërkesën e banorëve të Kukësit për të mos paguar asnjë qindarkë shtesë për qarkullimin e tyre në “Rrugën e Kombit”.

Deklarata e plotë

Damian Gjiknuri, një nga ministrat më të korruptuar të Edi Ramës, gënjeu sot kur tha se, qeveria po konsultohet me banorët e Kukësit për një tarifë të reduktuar për ta.

Askush nga qeveria nuk ka takuar asnjë kuksian për faktin e thjeshtë se, qeveria e Edi Ramës nuk punon për interesin e kuksianëve dhe shqiptarëve të zakonshëm, por për interesin dhe xhepat e vet dhe oligarkëve duke grabitur Shqipërinë për t’u pasuruar vetë.

Asnjë nga qeveria e Ramës nuk i takon kuksianët e zakonshëm, sepse ata janë kundër pagesës së dyfishtë për të shkuar në shtëpinë e tyre. Ata paguajnë një herë taksën “Rama” tek karburanti me çmim të rritur, 240 lekë për litër dhe nuk kanë pse te paguajne edhe taksën korruptive të Rrugës së Kombit.

Partia Demokratike mbështet kërkesën e banorëve të Kukësit për të mos paguar asnjë qindarkë shtesë për qarkullimin e tyre në “Rrugën e Kombit”.

Çdo vendim tjetër tregon se Rama nuk e ka mësuar mësimin e 31 Marsit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here