Friday, April 26, 2024
Home Politikë Kryesia e PD diskuton rekomandimet për ndryshimet në statut, i pranishëm dhe...

Kryesia e PD diskuton rekomandimet për ndryshimet në statut, i pranishëm dhe Imami

0
528

Partia Demokratike ka mbledhur pasditen e kesaj te shtune Kryesinë e partise pasi grupi i punës i përbërë nga Ristani, Paloka, Spaho, Bozdo, Kadilli dhe Malko ka mbledhur propozimet për ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike

Mbledhja e Kryesisë së PD-së  ka nisur rreth ores 18:46. Dokumenti po prezantohet nga Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani, ndersa i pranishëm në mbledhje është edhe Arben Imami.

Propozimet kanë ardhur nga analiza, partitë simotra, kritikët dhe anëtarësia .Statuti i ri ka në fokus demokracisë dhe forcimi ne anëtarësisë, ku propozohet që deputetët të zgjidhen nga anëtarësia.

Mbledhja e Kryesisë i paraprin mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD që do të mblidhet më 20 prill.

Dy forumet do të miratojnë statutin e ri të PD që do i paraqitet për votim Kuvendit Kombëtar që pritet të mblidhet në fund të muajit nga ku do të nisë faza për riorganizimin e partisë.

Kjo pas analizës për humbjen e zgjedhjeve të vitit 2017.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here