Reagon ashper deputeti i LSI per vdekjen e minatoreve nen toke…

0
659

Me anë të një postimi në Facebook deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka bërë me faj mazhorancën për vdekjen e dy minatorëve ditët e fundit në Klos dhe Bulqizë.

Spahiu ka shkruar se deputetët Ilir Beqja dhe Almira Xhembulla ishin dy deputetët e Rilindjes në Qarkun e Dibrës të cilët votuan kundër Statusit të Minatorit, ndërkohë që u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave.

REAGIMI:

Ilir Beqaj dhe Almira Xhembulla, dy depuetë të Rilindjes të Qarkut Dibër, votuan kundër Statusit të Minatorit.

Dy humbje jete në minierë brënda javës, një në Klos dhe dje në Bulqizë.

Un jam pa fjalë, përveçse ngushëllime familjeve dhe thirrje për protestë gjithë minatorëve, deri në miratimin e Statusit.

Po ju të dy, keni diçka tjetër për të thënë, përveç ngushëllimeve të rastit???

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here