KiE miraton çeljen e negociatave, ndizet drita jeshile, Shqiperia nis rrugetimin e ri drejt Europes

0
596

 

Komisioni Europian i ndez dritën jeshile çeljes së negociatave për Shqipërinë, duke shënuar hyrjen në një tjetër korsi të rrugëtimit drejt familjes europiane. Lajmin e mirë për Shqiptarët e dha  shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, e cila u shpreh se Tirana merr mesazhin inkurajues, por shtoi se tani duhet të vijojnë thellimi i reformave të ndërmarra. Duke u ndalur te Shqipëria, Mogherini keërkoj që të vijojë që të luftojë krimin dhe korrupsionin në kuadër të reformave që kanë nisur. Përsa i përket kundërshtimit të Francës dhe Gjermanisë për zgjerimin, Mogherini u shpreh se “nuk na takon neve të bindim këshillin. Rezultatet janë të dukshme, vendimi i sotëm bazohet në vlerësimin e progresit”.

Ndërsa komisioneri Johannes Hahn u shpreh se rekomandimi për Shqipërinë është i justifikuar pas progres ne zbatimin e Reformes ne Drejtesi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here