Akademia e Shkencave nderon me çmimin e karrierës Kadarenë

0
836

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare është vlerësuar me çmimin e karrierës, në çmimet e përvitshme që ndan Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Në një ceremoni ku merrnin pjesë personalitete të larta të shkencës dhe kulturës janë ndarë çmimet për figura të njohura me kontribute në kulturë.

Kadare është njëkohësisht dhe anëtar i Akademisë së Shkencave. Shkrimtarit iu dha ky çmim në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për karrierën e tij të gjatë krijuese dhe Akademike.

Çmimi për studiuesin më të suksesshëm iu dha grupit të studiuesve rus Aleksandër Novik, Denis Ermolin, Maria Morozova, Aleksandra Dugushina, Julia Buçatskaja për veprën Ekspedita e detit Azov, gjuha e shqiptarëve të Ukrainës.

Çmimi Çabej iu dha profesor Kolec Topallit për fjalorin etimologjik të shqipes. Çmimi Radovicka iu dha Nazim Gruds dhe Andrea Shundit për veprën Hortikultura. Një vit më parë me çmimin e karrierës u vlersua akademik Idriz Ajeti. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u moderua nga gazetarja Beti Njuma.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here