Nje mbremje magjike per te rinjte, Magjistari Italian per here te pare ne Shqiperi ne qendra sociale

0
731

 

Eshtë vetëm 21 vjeç dhe në Itali është i njohur për numrat e tij të magjisë dhe spektaklin që dhuron. Pasquale Cesarino, njëriu i magjisë ka mbërritur në Shkoder me ftesë të një prej klerikëve të kishës katolike dhe po dhuron për fëmijët e qendrave sociale, numrat e tij të shpejtësisë dhe disa orë ndryshe argëtimi. Ndalesën e radhës e beri në projektin “Shpresa”, aty ku përveç personave që trajtohen në këtë qender, ju bashkua kësaj mbrëmje artistike edhe arqipeshkëvi i Shkoder pult, imzot Angelo Massafra.

Vetë Cezarino është i lumtur që ndodhet në Shkoder dhe Shqipëri për herë të parë, duke vlerësuar mikëpritjen që i është bërë.

“Jam ne Shqipëri për të dhënë dicka për këto të rinj. Në Itali punoj në spitale, apo qendra sociale. Magjia është një instrument për të folur mbi dashurinë me këto njerez. Eshtë hera e parë që vij në Shqipëri. Ftesa ishte rastësore nga at Angelo, që më ka parë në facebook dhe mediat Italiane. Sapo më tha pranova. Shqipërine e prisja kështu, më pelqen shumë, vend i bukur, ushqimi i mire, njerëzit mikëprites. Puna që unë bëj është vullnetare dhe ajo cfarë prezantoj është e rëndësishme, pasi ju sjell një projekt shprese,  fjalë dashurie, dicka ju ndryshon gjendjen shpirtërore këtyre personave. Sheh njerez te lumtur, jetë të ndryshuara nga puna që ti bën dhe kjo është e rëndësishme”.

Pasquale Cesarino ka lindur në 1996 në Vilarika dhe që në moshën 9 vjeçare ka nisur të interesohet për botën e prestigjatorëve. Ai ofron spektakël për fëmijët e shtruar në spitale, qendra sociale apo që vuajnë nga probleme të ndryshme shendetesore. Në 2011-en ishte një prej finalistëve të kampionatit Italian të magjisë dhe më pas ndërtoj shoë-n e tij televiziv.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here