Princesha e Tajlandes ne “Marubi”, Vizita ne Shkoder, e mahnitur nga historia e muzeut te fotografise

0
997

 

Vizitën e saj në tokën Shqiptare e ka nisur me Tiranën zyrtare, për ta pasuar me Shkodrën. Princesha 62 vjeçare e Tajlandës Maja (Maha) Çakri Sirindon nuk i do mediat dhe në çdo ndalesë të saj i mban larg. Kështu bëri edhe muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi” aty ku u njoh nga afër me historinë e Shkodres dhe Shqipërisë, e ardhur përmes imazheve të ruajtura në një prej fonotekave më të pasura të Ballkanit.

E shoqeruar nga stafi i saj, ajo u prit prej drejtorit të muzeut, Luçjan Bedeni i cili e njohur princeshën Tajlandeze me historikun e fotografisë dhe pasurinë që ruan ky objekt i rëndësishëm, i kthyer në fokusin e çdo turisti vendas dhe të huaj. Princesha Sirindon u shpreh e impresionuar nga kjo vizitë në Shkoder, por edhe ajo çfarë pa në muzeun e fotografisë, ku u njoh me një pjesë të historisë së qytetit, por edhe Shqipërisë në periudha të ndryshme, nga e shkuara e deri në ditët e sotme. Historia dhe kultura e vendit tonë po zgjon interes të madh çdo herë e më shumë të turistëve të huaj por dhe të personaliteteve botërore për të parë nga afër e për të mësuar më shumë rreth Shqipërisë. Princesha e Tajlandës ka nisur një tur vizitash në vendet e Ballkanit, ku më herët ka qënë në Kosove për të parë nga afër edhe atje disa prej vendeve historike dhe objektet e kultit, si xhamitë dhe Teqete, që janë një realitet tjetër prej besimit të saj Budist.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here