Vettingu, Xhafaj: Nëse e kalojnë “sitën”, të larguarit mund të rikthehen në polici

0
581

 

 që pretendojnë që janë larguar padrejtësisht apo politikisht nga policia e shtetit kanë një dritë jeshile në fund të tunelit. Nëse ata gjykojnë të bëhen pjesë e procesit të vettingut dhe e kalojnë atë. Garancinë e ka dhënë nga Dibra, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në forumin për sigurinë publike. Ministri është shprehur se procesi synon që t’i japë policisë integritetin.

Përveç filtrave ligjorë, policët tashmë duhet të kalojnë edhe një filtër tjetër, filtrin e popullit. Nëse komuniteti ku polici shërben, nuk ka një mendim pozitiv, ai do ta ketë të vështirë të gradohet, të shpërblehet, por edhe të qëndrojë në radhët e Policisë së Shtetit.

Bulqiza është një nga zonat më problematike në Shqipërisë. Për shkak të interesit të madh financiar aty jo në pak raste ka përplasje midis grupeve kriminale. Fenomeni është pranuar dhe nga ministri. Ai tha se fenomeni nuk duhet të fshihet nga policia, por duhet të përballet me të.

Xhafaj ka kërkuar bashkëpunim me policinë edhe nga komuniteti për parandalimin e fenomeneve negative, por dhe ngjarjeve kriminale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here