Balla: Me Lulin, pa Lulin, Shqipëria do ia dalë sfidës së europianizimit të saj

0
540

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas bashkëbisedimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha, me gazetarët pas kthimit nga Berlini.

 

 

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla deklaron se “çfarë ka thënë e çfarë ka berë në Berlin, Lulëim Basha, jo vetëm e dimë ne po e kupton çdo shqiptar i arsyeshëm”.

Sipas Ballës, “mazhoranca do të duhet të përballet më tej jo thjesht me individë a grupe skeptike ndaj zgjerimit të BE, po edhe me baltën e eksportit “Made in Shqupi”, që Lulëzim Basha ka derdhur në veshët e tyre, me moton shpif, shpif, se diçka do mbetet!”

Statusi i plotë i Taulant Ballës:

Se çfarë ka thënë e çfarë ka bërë në Berlin, Lulëzim Basha, jo vetëm e dimë ne po e kupton çdo shqiptar i arsyeshëm.

Për më tepër mjafton ta dëgjoje sot logorenë e tij, për të marrë vesh se sa shumë është lodhur kryetari i opozitës për të bërë avokatinë e Shqipërisë. Sipas Lulëzimit, Shqipëria është narkoshtet, por BE-ja duhet t’i thotë “PO” Shqipërisë! Shqipëria është kokë e këmbë e zhytur në krim e në zullume, por BE-ja duhet t’i thotë mirësevjen! Shqipëria ka një kryeministër të të gjitha të zezave, por BE-ja duhet të çelë negociatat me të!

A ka njeri që nuk e kupton se kjo është thjeshtë loja e vjetër e Lulit, shaj e nxij vendin tënd dhe bëj sikur po ia zbardh faqen?!

Fatkeqësisht, ne do të duhet të përballemi më tej jo thjesht me individë a grupe skeptike ndaj zgjerimit të BE, po edhe me baltën e eksportit “Made in Shqupi”, që Lulëzim Basha ka derdhur në veshët e tyre, me moton shpif shpif se diçka do mbetet!

Fatkeqësisht, ne nuk e kemi në krah opozitën në këtë proces kaq jetik për Shqipërinë e shqiptarët, sepse kjo opozitë Shqipërinë e do për mollë sherri për pushtet dhe shqiptarët i sheh vetëm si mish për topat e vet!

Por fatmirësisht, me Lulin pa Lulin, Shqipëria ia ka dalë dje me një arritje historike dhe do ia dalë më tutje sfidës së madhe të europianizimit të saj!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here