Vizita e Mogherinit, Bushati: Rekomandimi nuk është fundi i kësaj fushëbeteje

0
479

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati thotë se vizita e Përfaqësueses së Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së në Tiranë, Federica Mogherini, shënon një moment të rëndësishëm për Shqipërinë dhe kapitullin e ri që po hapim.

Në një reagim, shefi i diplomacisë shqiptare shprehet se mesazhet e kësaj vizite janë të qarta për këdo.

“Rekomandimi për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE është plotësisht i merituar dhe vjen si pasojë e fruteve të korrura në fushëbetejën e vështirë të reformave shtet ndërtuese dhe shtet konsoliduese. Rekomandimi nuk është fundi i kësaj fushëbeteje. Por futja në një fazë të re edhe më impenjative që kërkon ritëm dhe cilësi edhe më të madhe për reformat që do të ndërmerren”, thuhet në reagimin e Bushatit në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here