Vasili sulmon kryeministrin:”Rama bëhet prokurori për Tahirin dhe i pavarur për kuksianët”

0
544

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për arrestimin e 1 protestuesve nga Kukësi si dhe për rastin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

 

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Vasili theksoi se Rama bëhet prokurori për Tahirin dhe i pavarur për kuksianët. Mes të tjerash Vasili shtoi se Rama mbrojti Tahirin në sy të Mogherinit sot.

 

REAGIMI I VASILIT
Kryeministri prokuror per ish ministrin e brendeshem, por i pavarur per kukesianet. Si s’ka turp.
Kryeministri sot ne sy te Mogerinit per ish-ministrin e tij te brendshem thote se prokuroria s’ka asnje prove te vetme. Kush eshte ky kryeminister prokuror i pergjithshem??
Qe prokuroria eshte kapur nga kryeministri dhe eshte kthyer ne zyre ne kryeministri kete e di gjithe bota,por sinqeriteti i kryeministrit eshte vetedemaskues.
Per kukesianet e burgosur per faj te tij dhe nga policia tij qe i burgos ne mes te nates thote kryeministri: s’kam lidhje me drejtesine dhe s’ka gje le te rrine ne burg.
Turp i rende, ky e shet Shqiperine per drogen, ndaj ky flamurin e ka te zi dhe jo kuq e zi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here