Krimet elektorale 2017, Prokuroria ka dërguar për gjykim 7 persona nga 92 raste

0
478

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2017  kanë shënuar disa vepra penale të cilat janë evidentuar në studimin e radhës që ka kryer Qendra për Çështjet e Informimit Zgjedhor. Sipas raportit, nga 92 persona të hetuar nga organi i Prokurorisë për vepra penale që prekin zgjedhjet, vetëm 7 prej tyre janë dërguar për gjykim, Drejtori i INFOÇIP Gerti Shella e lidh numrin e ulët të gjykimeve me punën e dobët me hetimin e këtyre rasteve.

ShellaProkuroria e Përgjithshme, të paktën në 6 mujorin e dytë të vitit 2017, kohë e cila përkon me drejtimin nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka dështuar në adresimin korrekt të krimit zgjedhor. Ka pushuar një numër të madh çështjesh, mes këtyre çështjeve edhe për politikanë të rëndësishëm të vendit.

Gjetjet e studimit do t’i paraqiten edhe Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore me qëllim rregullimin e anomalive në të ardhmen. Ish-Kryetari i KQZ Kristaq Kume thotë se puna e deritanishme e bërë nga komisioni është e pamjaftueshme.

KumeÇështjet kryesore që ne mendojmë se duhet të jenë objekt trajtimi nga ky komision për të cilat kemi hartuar rekomandimet, bëjnë pjesë çështje që kanë të bëjnë me administrimin zgjedhor, çështje që kanë të bëjnë me rregullimet ligjore për mënyrën e konvertimit të mandateve në Kuvendin e Shqipërisë.

Raporti ka marrë në vlerësim një periudhë 12 mujore që mbulon fushatën zgjedhore si dhe periudhën post zgjedhore që përbën 80% të kohështrirjes së këtij monitorimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here