Rama i shtriu dorën, Basha i përgjigjet: E kuptoj ankthin tënd, je ende mbrapa

0
490

Pas vizitës 3-ditore në Berlin, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli për çështjet me interes për Shqipërinë që diskutoi në Gjermani.

 

 

Lideri demokrat tha se e kupton ankthin e kryeministrit Rama, pasi është në dijeni se është mbrapa me 5 kriteret që i janë kërkuar nga BE.

Çështjet kryesore që u diskutuan në Berlin ishin çështja e Kukësit dhe se Rama do përdorë rekomandimin pozitiv si makiazh të problemeve që ka vendi, tha Basha.

“Çështja e parë që pyetën ishte çështja e Kukësit, ku u shkelën të drejtat themelore të qytetarit. Mbrohen nga konventa europiane e të drejtave të njeriut. Do të ketë më shumë zëra, sy e veshë kritikë për pamjaftueshmërinë e luftës kundër krimit, dështimin, që e ka kthyer Shqipërinë në qendrën e krimit të organizuar në rajon. Apo ndarja e pushteteve, shitblerja e votës, blerja e mediave. Këto janë cështje që i ka ngritur opozita.

Argumentet kundër që dëgjuam në Berlin, ishin që nëse nuk plotësoni kriteret nuk hapen negociatat. Problemet nuk zgjidhen duke i fshehur, por duke treguar se si mund të zgjidhen për interesin e Shqipërisë.

Problemi tjetër që na u ngrit, ishte se qeveria do e përdorë rekomandimin pozitiv si makiazh të problemeve që ka vendi.

Kemi një kryetar opozite që për interesin kombëtar kërkon integrimin e vendit në BE, dhe ju e mbani mend mirë se cfarë qëndrimi mbante Rama si për anëtarësimin në NATO, apo hapjen e vizave.

Thirrja ime për Ramën është lidhur me këtë, e kuptoj ankthin e një kryeministrin që është mbrapa me 5 kriteret që i janë kërkuar.

Gënjeshtër është ajo që u tha këtu, që Gjermania nuk ka asnjë skepticizëm për zgjerimin. Opozita k punuar dhe punon pro, se opozita vetëm fiton duke pasur Europën në krah në kauzën kundër korrupsionit, respektin për mediat, ndarjen e pushteteve. Opozita e ka Europën në krah të të gjithë këtyre kauzave.

Edi Rama nuk ka lënë pushtet pa kapur. Pengesa më e madhe është qeveria, ky është momenti që secili të marrë përgjegjësitë. Tani është ora që Rama mos të fshihet pas shashkave, dhe të marrë përgjegjësitë për të lejuar arrestimin e Saimir Tahirit, që e di gjithë Europa se është trafikant droge.

Shumë shpejt vendet anëtare do të marrin vendimet e tyre, një vendim negativ ndëshkon Shqipërinë dhe shpërblen keqbërësit. Shpresojmë që ky qëndrim i opozitës të çojë drejt vendimeve pozitive,” tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here