Rama ‘shpërblen’ Fatos Nanon, ja institucioni që do drejtojë nga sot djali i tij

0
783

 

Afrimiteti ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-kreut të PS-së Fatos Nano u pa në zgjedhjet e kaluara dhe u mor si një sinjal mbështetjeje. E me sa duket kjo mbështetje është shpërblyer. Djali i ish-kryeministrit Fatos Nano është emëruar në administratën publike. Nga sot Sokol Nano do të drejtojë Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, shkruan Gsh.al.

Sokol Nano

Mësohet se Sokol Nano para dy javësh kishte fituar konkursin për nivelin e administratës civile TND (Trupi i nivelit të lartë drejtues). AIDA është një nga agjencitë më të rëndësishme për thithjen e investimeve të huaja.

Objektivat kryesore të AIDA-s janë tërheqja e investimeve të huaja, rritja e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare nëpërmjet mbështetjes të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe inovacionit.

AIDA ofron për investitorët e huaj dhe vendas, mbështetje gjithëpërfshirëse për projektet e tyre të investimeve duke asistuar me analiza mbi tregun, sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime për gjetjen e pronave dhe vendndodhjeve të përshtatshme, ashtu si edhe ndihmon në identifikimin e projekteve të reja dhe ekzistuese për bashkëpunim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here