Saturday, April 27, 2024
Home Aktualitet Sot seanca, 11 kuksianët kërkojnë lirinë në Apelin e Shkodrës

Sot seanca, 11 kuksianët kërkojnë lirinë në Apelin e Shkodrës

0
526

Në Gjykatën e Apelit të Shkodrës do të zhvillohet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë të 11 kuksianëve te ndaluar pas protestës në Rrugën e Kombit.

Avokatët e tyre, që apeluan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, kërkojnë lirimin e 11 protestuesve

Prokuroria i qëndron asaj mase sigurie që u vendos në Gjykatën e Shkallës se Parë arrest me burg.

Forcat të shumta policie dhe masa të shtuara pritet që të jenë gjatë të premtes në gjykatën e apelit në Shkodër.

Seanca do të ndiqet nga deputetë të opozitës por edhe banorë të Kukësit që do të jenë të pranishëm sot në Shkodër në mbështetje të të arrestuarve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here