7 shtetas lihen te lire, 4 ne burg, Kuksianet “tymosin dhe rrethojne” gjykaten e Apelit Shkoder

0
717

Gjykata e Apelit Shkodër la të lirë 7 nga 11 protestuesit kuksianë, të arrestuar pas protestës në rrugën e Kombit. Vendimi për lirimin e tyre është pritur me ovacione dhe thirrje kundër kryeministrit Edi Rama. Gjykata ka dhënë “detyrim paraqitje” për Shaban Selmanin, Shemsi Trotën, Ervis Orucin, Abdi Hazirin. Ndërkaq është shuar masa e sigurisë për Shpëtim Todaj, Xhevahir Hereni, Edmond Matmuja. Ndërsa në burg u lanë Vasil Laçi, Elton Cengu, Xhevahir Gashi dhe Florin Onuzi. Për katër personat që kanë mbetur në burg, avokatët kanë deklaruar se do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë. Trupi gjykues në Apelin e Shkodrës i kryesuar nga Hajrie Muçmataj dhe koleget Artan Kalaja, e Vojsava Osmani nuk i pranoi provat e reja të mbrojtjes. Ata kanë paraqitur prova dhe fakte që sipas tyre dëshmojnë se klientët qe mbrojne janë arrestuar në mënyrë të padrejtë. Avokatët deklaruan në seancë se ndalimet e protestuesve janë të paligjshëm dhe se procesverbalet e kontrollit dhe ndalimit nuk kishin orare por vetëm datë.

Masa për 4 personat që mbeten në qeli ngjalli reagime në sallë dhe para gjykatës ku qëndronin familjarë e mbështetës të protestuesve të arrestuar. Procesi i zhvilluar në masa të rrepta sigurie, ku ishin rreth 150 forca policore dhe u zhvillua pa praninë e medias u ndoq nga deputetë të opozitës, ku demokrati Edmond Spaho pas vendimit tha se  beteja për drejtësinë do të vijojë

Protesta për lirimin e 11 të arrestuarve para gjykatës së Apelit të Shkodrës nisi që në orën 11 00 në nisje në seancës për rivlersimin e masës së sigurisë. Protestuesit therrisnin “Lironi kuksianet, arrestoni Tahirin” . Pati momente kur u hodhen dhe tymuese dhe fishekzjarre.

23 persona u arrestuan pas protestës për shkallëzoi në djegien e pikave të pagesës në rrugën e Kombit, nga të cilët pas këtij vendimi do të mbeten në qeli vetem 4 prej tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here