Arratiset polici me gjysem ton droge ne makine,kapet miku i tij

0
755

Zbulohen detaje të reja për policin e komisariatit numër dy në kryeqytet i cili arriti t’i shpëtonte policisë e të braktiste automjetin me gati gjysmë ton drogë.

Burime policore konfirmojnë se bashkë me inspektorin e policisë O. S. ishte edhe një miku i tij, i cili është kapur nga policia. Polici nga Tirana mësohet se braktisi në orët e para të ditës së sotme automjetin e mbushur me drogë në afërsi të Fushë-Krujës, kur kuptoi që po ndiqej nga policia, ndërsa miku i tij nga Gjirokastra është kapur mat.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni për narkotikët

Më datë 20.04.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi B.H. 40 vjeç, banues në Gjirokastër.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit me iniciale S.O. banues në Tiranë, punonjës policie, pasi më datë 19.04.2018, në fshatin Thumanë, nga kontrolli i ushtruar në dy automjete u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 421 kg e 450 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi S.O. është i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Nga ana jonë është njoftuar Drejtoria e Përgjithshme e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit, e cila ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra dhe nisjen e ecurisë disiplinore për shkelje të rëndë.

Po punohet për gjetjen e tij dhe vënien në dispozicion në kryerje të hetimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here