Saimir Tahiri s’ka ndërmend të ndalet…

0
519

Saimir Tahiri s’ka ndërmend të ndalet tani që u rikthye.

Ish-ministri i Brendshëm befasoi ditën e djeshme jashtë ambienteve të Kuvendit, kur deklaroi se “s’do ketë as bir nëne e as bir ….” ta ndalë në rrugën për drejtësi.

Kjo deklaratë e deputetit të pavarur tashmë, ishte lajmi i ditës dhe Tahiri nuk hezitoi t’u përgjigjej më vonë gazetarëve të cilët i kërkuan edhe lidhje telefonike live.

Ish-ministri sqaroi se kishte heshtur për 6 muaj për ta lënë drejtësinë të bënte punën e saj por tashmë duket se është i gatshëm të përballet me këdo e gjithçka pasi, siç e tha dhe vetë, gjyqi publik i është bërë.

Newsbomb.al mëson se Tahiri SONTE do të jetë i ftuar në emisionin e Arian Çanit në Zonë e Lirë.

Pasi hyri ditën e djeshme në lidhje telefonike live me Blendi fevziun dhe Artur Zhejin, në emisionet respektive, Tahiri do dalë sot me zë dhe figurë përpara mijëra teleshikuesve.

Pritet me shumë interes kjo dalje e tij te Arian Çani i cili nga ana tjetër njihet për natyrën e tij të drejtpërdrejtë e pyetjet “pa doreza”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here